Moti këto ditë po na vërteton edhe njëherë atë shprehjen aq të njohur që “Pranvera nuk vjen me një lule”. Ndërsa sot janë kthyer vranësirat, “Meteoalb” parashikon situatë të njejtë edhe në ditët në vazhdim. Madje të martën dhe të mërkurën priten reshje shiu në formën e rrebeshit.

Sipas “Meteoalb”, kushtet atmosferike mbeten të paqëndrueshme gjatë pjesës së parë të javës duke sjellë në territor shira të përkohshëm.

PARASHIKIMI
meteoalb
Shirat do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra të martën e të mërkurën, kryesisht në zonat Qendrore dhe Jugore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë me 2 – 3˚C rënie gjatë ditës së martë por rënie më e lehtë pritet të mërkurën dhe të enjten duke shënuar maksimalisht 25 – 26˚C.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: