Nga: ZONJA VJOLLCA
300 gr karkaleca
1-2 avokado
4 lgj lëng limoni
1 lgj salcë kosi
2 lgj vaj ulliri
1 thelpi hudhër
Spec djegës i freskët
Kripë, piper i zi

Vendosim tiganin me shumë pak vaj dhe skuqim karkalecat nga të dy anët derisa të zverdhen për 3 minuta. Në një tas vedosim tulin e avokados, lëngun e limonit, kripën, piperin e zi, ¼ e një speci të vogël djegës dhe një lugë salcë kosi. I kalojmë në blender derisa avokado të kthehet në pure. Më pas vendosim pak salcë në një gotë kokteili dhe anës gotës vendosim 2-3 karkaleca.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb