Në zbatim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë 76/2017 “Për miratimin e tematikës që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor, me prerje 10,000 Lekë”, Banka e Shqipërisë organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve të tematikës së kësaj kartëmonedhe.

Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë konkurs.

Tërheqja e informacionit
Afati: 7 maj 2018, ora 16:00
Adresa: Banka e Shqipërisë, Zyra e Protokollit, sheshi “Skënderbej”, nr.1, Tiranë.

Paraqitja e vizatimeve
Afati: 25 qershor 2018, ora 16:00.
Adresa: Banka e Shqipërisë, Zyra e Protokollit, sheshi “Skënderbej”, nr.1, Tiranë.
Kushtet:
Vizatimet duhet të jenë të vendosura në zarf të mbyllur, ku të jetë shënuar emri dhe adresa e plotë e konkurrentit.
Vizatimet brenda zarfit nuk duhet të kenë asnjë të dhënë identifikuese të artistit (të dhënat do të shënohen vetëm mbi zarf).

Shpërblimi
Masa e shpërblimit: 390.000 lekë për vizatimet fituese të një kartëmonedhe (të dyja pamjet), pas shpalljes fitues nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Në këtë shpërblim përfshihen:
Taksat e mbajtura në burim sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë;
kushti për transferimin e të drejtave të autorit nga fituesi i vizatimit në favor të Bankës së Shqipërisë;
e drejta e bankës për të kërkuar ndryshime në vizatimin e paraqitur.

Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar, do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për këtë qëllim./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb