Në prill ajo do të bëhet nënë për herë të tretë, por ndër të tjera jeta e Princeshës së Cambridge vazhdon normalisht me aktivitete të ndryshme, duke shfaqur dhe barkun që i rritet dita-ditës.

Kumbara e “All England Lawn Tennis e Croquet Club”, Kate Middleton është prezantuar në mes të disa nxënësve të një shkolle fillore londineze me tuta gjimnastike dhe raketa tenisi në dorë.

E ëmbël dhe e dashur, bashkëshortja e Williamit të Anglisë ka luajtur me fëmijët duke u treguar e sjellshme dhe e dashur me to.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: