Janë luajtur sot pjesa më e madhe e ndeshjeve në Kategorinë e Parë si në Grupin A ashtu edhe në Grupin B.

Në Grupin A bie në sy ndeshja e luajtur në Shkodër mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Dinamos. Në këtë takim djemtë e drejtuar nga Igli allmuça janë mundur minimalisht me rezultatin 1-0. Goli që vendosi ndeshjen është shënuar në minutën e 62-të me autor futbollistin Gjata.

Në Grupin B Tirana vijon të ruajë pikët e plota edhe pas javës së 5-të. Bardheblutë kanë mundur në “Selman Stërmasi” Turbinën me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Ngo në minutën e 58-të dhe Graca në të 67-ën. Tirana qëndron në krye të këtij grupi me 15 pikë, e ndjekur nga Bylisi me 11 pikë.

KATEGORIA E PARË, java e 5-të

Grupi A

Sot

ERZENI – TËRBUNI 2-1

Golat: Xhemalaj 67′, Pasha 90+1′ / Hasaj 26′

BURRELI – BESA 1-3

Golat:Lampej 12′ (11-m) / Kaloshi 4′, Morina 45′ (11-m), 75

EGNATIA – BESËLIDHJA 1-2

Golat: Ojbodike 57′ / Bangoura 14′, Ajazi 54′

VLLAZNIA B – DINAMO 0-1

Golat:Gjata 62′

Të hënën

KASTRIOTI – KORABI

Grupi B

Sot

TIRANA – TURBINA 2-0

Golat:Ngo 58′, Greca 67′

APOLONIA – SHKUMBINI 1-1

Golat:Krasniqi 25′ / Lluca 85′

SHËNKOLLI – NAFTËTARI 3-1

Golat:Kulli 29′, Danaj 75′, Gega 90′ / Allkanjari 76′

ILIRIA – POGRADECI 1-0

Golat:Xhabrahimi 36′

Dje

TOMORI – BYLIS 0-0

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb