Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala tha se njësia e inteligjencës çeke ka identifikuar se faqja e lajmeve “Zëri i Evropës” me qendër në Pragë e financuar nga Rusia ka kryer “aktivitete serioze ndaj sigurisë së Bashkimit Evropian (BE) dhe vendit të tij”, transmeton Anadolu.

Shërbimi i Informacionit të Sigurisë Çeke (BIS) përmes një postimi nga llogarinë e tij në rrjetet sociale X, njoftoi se është zbuluar një rrjet propagandistik me qendër në Pragë që financohet nga Rusia.

Pas kësaj, kryeministri Fiala në një deklaratë për mediat bëri të ditur se faqja e lajmeve “Zëri i Evropës” me qendër në Pragë ka kryer aktivitete shumë serioze ndaj sigurisë së BE-së dhe Çekisë dhe se ka zhvilluar një sërë veprimesh lidhur me zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) të cilat po afrohen.

Duke e përcaktuar si një “rrjet propagandistik” faqen e lajmeve në fjalë, Fiala tha se ky formacion ka kryer aktivitete “kundër integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës” brenda BE-së.

“Faqja e lajmeve ka prodhuar përmbajtje në drejtimin që BE-ja të mos japë ndihmë për ushtrinë ukrainase kundër Rusisë”, theksoi Fiala i cili nuk ndau më shumë informacione të detajuara.

Ai shtoi se pas këtyre zhvillimeve, politikani dhe biznesmeni rus Viktor Medvedchuk, politikani dhe producenti mediatik Artyom Marchevsky si dhe faqja e lajmeve “Zëri i Evropës” u përfshinë në listën e sanksioneve.

Edhe gazeta çeke “Denik N” në lajmin e saj të bazuar në Ministrinë e Jashtme pretendon se faqja e lajmeve në fjalë në këmbim të parave u ofronte politikanëve aktivë në vende si Gjermani, Holandë dhe Belgjikë të jepnin deklarata kundër Ukrainës dhe se fushatat e disa politikanëve për zgjedhjet në PE janë financuar nga Rusia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: