Nga presidenti Zhang, tek Inzaghi, për të vijuar me protagonistët e tjerë të këtij suksesi, të gjithë në shtëpinë e ekipit zikaltër janë në delir për këtë titull të ardhur në derbi:

“Wow, 20. Çfarë numri. 20 tituj. 116 vite klub, më në fund jemi këtu. Sot është një ditë speciale, një ditë historike për të gjithë familjen zikaltër. Inter arriti një objektiv që shumë pak veta e imagjinonin. Sot të gjithë intersitët, në të gjithë botën, festojnë yllin e dytë në fanellë”, u shpreh ndër të tjera Zhang me anë të një video mesazhi.

I çmendur pas një suksesi të tillë u shfaq edhe Simone Inzaghi, ky është titulli i tij i parë kampion në Serie A: “Është një ndjesi e shkëlqyer, kemi arritur diçka të jashtëzakonshme. Janë shumë protagonistë në këtë sukses, të parët lojtarët e mi, më pas shoqëria dhe presidenti. Një mendim shkon edhe për familjen time. Tani kemi një sezon për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi dominuar këtë sezon, e kemi merituar, ishte e drejtë që ta shijonim tani pasi kemi punuar shumë për ta fituar. Nëse kthej kokën pas shoh 6 trofe dhe një finale Champions, është e vështirë ta imagjinoja kështu. Ishte një shans i shkëlqyer për ne të fitonim titullin në derbi, diçka që do të kujtohet”, u shpreh Inzaghi ndër të tjera.

Një nga protagonistët kryesor të këtij suksesi është pa diskutim kapiteni Lautaro Martinez: “Tani me vjen të qaj pasi kjo është një ëndërr. E meritonim këtë gëzim, kemi punuar dhe kemi vuajtur shumë. Nuk kishte ndodhur kurrë që një titull të fitohej në derbi, ishte një mundësi dhe ne e shfrytëzuam”, theksoi Martinez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb