Luis Campos dhe Paris Saint-Germain mund të ndajnë rrugët shumë shpejt. Siç shkruan L’Equipe, klubi parisien raportohet se është duke vlerësuar pozicionin e Campos si drejtor sportiv, i cili ka kontratë deri më 30 qershor 2025.

“Divorci” i afërt me Mbappe me gjasë do të ndryshojë filozofinë e klubit në ndërtimin e skuadrës, teksa në verë pritet një revolucion. E ardhmja e Campos është e paqartë, edhe në rast se ai s’do jetë më drejtor sportiv, Presidenti Al-Khelaifi mund t’i besojë një rol tjetër në klub.

Sa i takon pritshmërive, PSG nuk do zhgënjejë sa i përket merkatos, pasi do synohet që të afrohen më të mirët.

 

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb