Në këtë 10 vjetor të ndarjes nga jeta të poetit dhe studiuesit Koçi Petriti është organizuar një përkujtimore në nder të kësaj figure mes miqsh,familjarë,studiues dhe shkrimtarë në biblotekën publike të qytetit Thimi Mitko në Korçë.
U nda herët nga jeta por ka qënë gjithmon i pranishëm me poezinë e tij të ndjerë tek lexuesi që e deshi dhe e lexoi Koçi Petritin.
Vargjet e tij janë vlerësuar gjithnjë për thjeshtësinë dhe bukurinë e vargut, freskinë, butësinë dhe një shpirt pranvere, që nuk i ndahet krijimtarisë së tij.
Organizatori i kësaj përkujtimore Erget Cenolli thekson faktin se shumë dorëshkrime apo fletoret e vjetra me poezi të pabotuara u mblodhën në ditët e fundit të jetës së tij në vëllimin “Quaderni”,botim që i bë pas vdekjes.

Djali,Ergys Petriti është pasues i babait të tij i cili ka trashëguar dashurinë për poezinë.
Ai e kujton babain e tij mes vargjesh dhe dashurinë që kishte ai për vendlindjen e tij,Korçën(reciton poezi për Korçën).
Ai thotë se këto vargje meritojnë të rrënjosen në hyrje të qytetit për ti dhënë identitet këtij qyteti nëpërmjet vargut të punuar aq bukur dhe mjeshtërisht nga babai i tij.

Koçi Petriti lindi në vitin 1941 në Sovjan të Korçës dhe vdiq pas një sëmundje të rëndë në 20 Prill të vitit 2014.
Gjatë gjithë jetës së tij ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e gjuhës shqipe por edhe në studimin e komentit letrar.
Vëllimi i tij i parë “Lirikat e Majit”pasoi dhe me një sërë veprash letrare.
Ai është cilësuar nga kritika si një nga poetët e spikatur të periudhës së pasluftës; pagëzuar si poet i intimes, njihet si mjeshtri i lirikave dhe i baladave.Periudhën e vonë të jetës ia kushtoi edhe studimeve letrare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: