Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar pas anulimit të votimin në Sekretariatin e Etikës.

Ai e ka quajtur këtë një fitore të vogël ndërsa i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të shkojnë në Kuvend dhe të votojnë ligjet.

Sekretariati i Etikës ka anuluar votimin e 7 marsit në Kuvend. Kërkesa është bërë nga grupi parlamentar i PD për të shpallur të pavlefshëm votimet e kryera në atë seancë plenare.

Grupi i PD pretendoi se të gjitha ligjet e votuara në seancën e 7 marsit duhet të shpalleshin të pavlefshme, për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend.

Sot është një fitore e vogël në dukje, por arroganca si janë bërë këto votime… Ne do tëverifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë. Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijnë të votojnë ligjet që kanë propozuar”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: