Publicisti dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti i ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News 24, tha se ka jetuar një jetë me 200 km në orë.  “Çdo gjë në jetë kam arritur më shumë se kam pretenduar, përfshirë edhe letërsinë.

Unë jam shkrimtar dhe dua të vdes si shkrimtar. Unë kam edhe një familje të mrekullueshme dhe kjo është edhe një nga pasuritë. Unë si kam thënë vetes se do të bëhem shkrimtar do të njihem në Tiranë.

Falë Zotit kam edhe në Tiranë lexues. Unë e kam jetën të mbushur plot dhe të jetuar me 200 km në orë. Nëse kam pasur humbje në jetë, ka qenë për shkak se jam ngutur. Edhe fëmijët më thonë ti ngutesh. Ngutjen e kam diçka që më ka sjellë të mira dhe të këqija, por kryesisht të mira. Unë kam shkruar vetëm një libër dhe ai libri im janë të gjitha ato që kam shkruar”, thotë ai.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb