Një shtetas italian ka shkaktuar një aksident në fshatin Verdovë të Pogradecit me automjetin e tij në të cilin policia ka zbuluar se kishte 12 shtetas të huaj.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se sipas burimeve nga policia, shtetasi italian ka tentuar të largohet nga vendgjarja për t’iu shmangur policisë, por banorët e zonës nuk e kanë lejuar.

Nga aksidenti janë shënuar vetëm dëme materiale, por policia do të punojë për zbardhjen dhe dokumentimkn e ngjarjes për të dyja rastet.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb