Manchester City-Arsenal është padyshim kryefjala e javës së 29 në Premier League. Të dyja skuadrat ndahen në klasifikim me vetëm një pikë që për momentin është në favor të londinezëve. Ndaj, kjo ndeshje cilësohet si vendimtare në garën e titullit në Angli, kur kanë mbetur në total edhe 10 javë.

Por, kjo ndeshje duket se nuk vjen në momentin më të mirë për Manchester Cityn me trajnerin Pep Guardiola që duhet të bëjë pa dy titullarë si Kyle Walker dhe John Stones. Dyshja u dëmtuan në grumbullimin e fundit me kombëtaren e Anglisë dhe nuk mund të jenë të gatshëm për “The Citizens”.

Stones
Stones

Tekniku Guardiola duhet të mendojë për të tjera zgjidhje në 11-tëshen e tij, teksa për spanjollin ka edhe lajme të mira duke qenë se janë drejt riaftësimit të plotë Ederson, De Bruyne, Akanji dhe Jack Grealish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb