Franca ka kërkuar nga Izraeli të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të sigurojë shpërndarjen e ndihmave në Rripin e Gazës së rrethuar. “Franca, ashtu si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, i bën thirrje Izraelit të heq të gjitha pengesat dhe të lejojë shpërndarjen e sigurt dhe të papenguar të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme e Francës. Ministria franceze po ashtu i kërkoi Izraelit të sigurojë mbrojtjen e popullatës civile dhe punonjësve humanitar.

“Duke penguar dërgimin e shpëtimit sipas dispozitave të Konventave të Gjenevës mund të përfaqësojë një krim që bie nën juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, tha zëdhënësi i ministrisë. Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i 7 tetorit të vitit të kaluar nga grupi i rezistencës palestinez Hamas kur sipas Tel Avivit u vranë afër 1.200 njerëz.

Izraeli gjithashtu ka vendosur një bllokadë në enklavën palestineze, duke e lënë popullsinë e saj në prag të urisë, veçanërisht për banorët Gazës veriore. Sipas OKB-së, lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar. Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb