Nesër do të mbahet seanca për ish zyrtarët e bashkisë së Tiranës, të cilët u arrestuan të enjten.

Mes personave të arrestuar ishin edhe kreu i IMT-së, Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Redi Molla është ish-drejtor i UKT, i larguar nga detyra në vitin 2020, ndërsa Qato ish-drejtor i IMT në vitet 2015-2022

Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari.

Arrestimet janë kryer në kuadër të të ashtuquajturës Dosja 5D, për të cilën opozita ka bërë denoncime të shumta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb