UEFA do të shqyrtojë kërkesën e disa komisionerëve teknikë për të zgjeruar listën e ekipeve kombëtare që do të marrin pjesë në Europianin e Gjermanisë nga 23 në 26. Diccka e tillë mund të ndodhë shpejt, pasi federata evropiane përmes një njoftimi për shtyp ka njoftuar se do jetë në diskutim me 8 prill, atëherë kur mund të vijë edhe zyrtarizimi.

“Një  Workshop do të mbahet më 8 prill me ekipet pjesëmarrëse të Europianit, teksa me atë rast UEFA do të dëgjojë këndvështrimin e trajnerëve për këtë ccështje. Çdo ide do të konsiderohet dhe vlerësohet” – Shkruan qeveria e futbollit europian.

Një vendim i tillë mund të shtojë alternativat për trajnerin e Shqipërisë, i cili ka mjaft dilema sa i takon listës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb