Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Marinëz, Fier, në rrugën dytësore.

Një 24-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. G., rreth 60 vjeç.

Ky i fundit ii pasojë e goditjes është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në fshatin Marinëz, Fier, në rrugën dytësore, shtetasi K. D., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. G., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e goditjes është dëmtuar lehtë shtetasi N. G., i cili ndodhet në spital,në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb