Eddie Vedder ka zbuluar se frymëzimi për këngën e re të Pearl Jam ‘Wreckage’ ishte ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Kënga “Wreckage” është paraqitur në “Dark Matter”, albumi i dymbëdhjetë i grupit të Seattle, i cili u publikua të premten e kaluar.

Kantautori Eddie Vedder tha për The Times se kënga përfaqëson një thirrje për unitet.

“Ka një djalë në SHBA që ende thotë se nuk i humbi zgjedhjet dhe njerëzit po i bëjnë jehonë dhe e përforcojnë atë mesazh sikur të jetë i vërtetë, ” tha Vender.

“Trump është i dëshpëruar. Nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë një kandidat më të dëshpëruar për të fituar, vetëm për të qëndruar jashtë burgut dhe për të shmangur falimentimin. Ai është atje duke luajtur viktimën ”, tha këngëtari i Pearl Jam.

Trump akuzohet se u përpoq të mbulonte një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels, për ta penguar atë të zbulonte marrëdhënien e saj të supozuar seksuale me ish-presidentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb