Tensione mes fermerëve dhe policisë në Bruksel. Në shenjë proteste fermerët bllokuan rrugët në Bruksel, pranë selisë së Bashkimit Evropian, duke protestuar ndaj marrëveshjeve të tregtisë globale, masave të reja mjedisore dhe importeve të lira nga Ukraina.

Traktorë e cisternat u panë në rrugë ndërsa fermerët po hidhnin perime dhe pleh organik, raporton ap. Kur situata u përshkallëzua, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të mbajtur larg fermerët dhe makineritë e tyre.

Zyrtarët u bënë apel qytetarëve që të shmangin sa më shumë ardhjen në qytet dhe të punojnë nga shtëpia. Bashkimi Evropian lehtësoi rregullat për të ashtuquajturat sezoni i frutave. Shtetet anëtare do të kenë më shumë hapësirë për të vendosur se cila tokë do të mbrohet në cilën kohë të vitit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: