Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ligjvënësit Evropianë mbështetën ditën e Enjte planet për të kontrolluar eksportet e pajisjeve elektronike përgjuese të cilat mund të interceptojnë thirrjet telefonike, të hakojnë kompjuterat e të ekspozojnë fjalëkalime me frikën se mund të përdoren ndaj kundërshtarëve politikë dhe aktivistëve. Anëtarët e Komitetit të Tregtisë të Parlamentit Evropianë votuan...

Samsung tashmë ka publikuar versionin beta të Oreo për përdoruesit e telefonit Galaxy S8. Megjithatë, ky nuk është lajmi i vetëm i mirë për pajisjet Samsung, pasi sipas informacioneve më të reja edhe modeli nga viti 2015, Samsung Galaxy S6 do të bëhet me versionin e ri të sistemit...

Facebook Messenger ka njoftuar se ka ngritur rezolucionin e fotografive që u dërgohen marrësve. Nëse nuk e keni ditur, aplikacionet e mesazheve si Facebook Messenger, Telegram dhe Whatsapp aplikojnë një lloj kompresioni të kualitetit para se fotot të arrijnë personin të cilit po i dërgohen. Këtu janë disa krahasime...

Dërgimi i vendndodhjes me një kontakt mund të jetë tepër e vështirë nëse keni humbur apo makina ju ka lënë në një vend të panjohur. E në vend që ti shpjegoni dikujt se ku gjendeni, me lehtësi mund t’i tregoni duke përdorur telefonin tuaj. Një mori aplikacionesh ofrojnë funksione...

Google do të zhvendosë drejt fundit rezultatet e kërkimit të cilat kanë përmbajtje nga Russia Today dhe Sputnik si një përgjigje ndaj akuzave të bëra nga Shtetet e Bashkuara në drejtim të Kremlinit për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale. Kryetari i bordit të Alphabet Eric Schmidt tha se gjigandi i...

Historitë në Instagram, një hit i vërtetë. Çdo ditë përdoruesit mund të ndajnë moment nga jeta e tyre shoqëruar nga ilustrime dhe sticker-a nga më të ndryshme. I vetmi problem në mund ta quajmë të tillë është se kur shikoni një histori personi që e publikon lajmërohet që ju...

Që nga koha kur Apple lancoi iPhoneX me funksionin e njohjes së Face ID, thashethemet tani janë duke pretenduar se prodhuesit e bazuar në Android pritet të ndjekin shembullin e rivalit të tyre, por a mund të jetë Samsung një prej tyre? Sipas një raporti nga ETNews (përmes PhoneArena),...

Bitcoin ra pas një rekordi ditën e Hëne menjëherë pas publikimit të lajmit se ishin vjedhur 31 milion dollar në monedha kriptografike. Kompania pas Tether, një monedhë kriptografike e përdorur nga bursat e bitcoin për të lehtësuar këmbimin në monedha tradicionale, tha ditën e Marte se 30.9 milion dollar...

Lenovo ka publikuar një model të ri të tabletit të lirë, përkatësisht modelin Lenovo Tab 7 , i cili kushton 79,99 dollarë dhe bazohet në Android Nougat 7.0. Tableti ka dimensione prej 194.8 x 102 x 8.8mm dhe peshon 254g dhe është mundësuar nga një procesor me 1.30Ghz Quad-core...

Prindërit në Gjermani dhe Norvegji janë njoftuar që disa smart-toys, lojëra ndërlidhëse me internetin, mund të bëhen të rrezikshme dhe të ndihmojnë hackersat dhe pedofilët për të vjedhur të dhënat e tyre personale. Objektet, shumë të dëshiruara të fëmijëve, sipas autoriteteve gjermane dhe norvegjeze, kukullat, orat dhe kukullat inteligjente...

Në kufirin mes Slovakisë, Hungarisë dhe Austrisë, u lançua një ATM bitcoin-i e cila është e para në botë e vendosur pranë një banke. Kjo ATM lokalizohet në qendër të Mosonmagyaróvár, një qytet me popullsi prej 30 mijë banorësh në Hungari, dhe këmben bitcoin-ët në forintë dhe Euro. Pajisja...

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.