KOSOVË- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se katër ish- shefat e UNMIK-ut janë duke e përkrahur Kosovën në UNESCO. Mësohet se 4 ish-drejtuesit e UNMIK-ut: Bernard Kouschner, Miachel Steiner, Søren Jessen-Petersen dhe Joachim Rücker i kanë dërguar një letër delegatëve të organizatës. Këtë letër e ka bërë publike, ministri Thaçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Katër ish-shefat e UNMIK-ut kanë dërguar letër UNESCO-s ku dëshmojnë se OKB ka pasur gjithmonë parasysh të transferon kompetencat Kosovës dhe se Kosova meriton anëtarësim pas, siç thojnë ata, “50 vjet komunizëm, 10 vite shtypje dhe 18 muaj luftë”. Letra e fuqishme është dëshmi e fortë e suksesit të Kosovës. Falënderoj Bernard Kouschner, Miachel Steiner, Søren Jessen-Petersen dhe Joachim Rücker për këtë lobim substancial! HTH.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb