TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka një propozim pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës që vendosi të lërë në burg 4 nga 11 kuksianët për të cilët Shkalla e Parë vendosi “Arrest me burg”. Manjani thotë se parlamenti duhet të miratojë një ligj për amnistimin e tyre nga ndjekja penale.

“Qeveria kërkoi falje për sa i bëri Kuksianëve, por atyre nuk jua fal!
Ata protestuan për arsyen që u kërkua falja! Hipokrizi! Por mund të bëjnë diçka tjetër, nëse e kanë seriozisht:
Parlamenti të miratojë urgjent një ligj për amnistimin e tyre nga ndjekja penale!
Pse se bëjnë?!”, shkruan Manjani.

Manjani fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: