SHBA – Katy Perry i ka bërë një surprizë të madhe të dashurit të saj, Orlando Bloom me rastin e ditëlindjes. Më 13 janar Bloom ka festuar 40-vjetorin e tij të lindjes dhe këngëtarja ka ditur t’ia bëjë më të bukur këtë ditë të veçantë aktorit të njohur amerikan.

Në një video që Katy ka shpërndarë në Insta Story Bloom shfaqet i rrethuar nga familja dhe miqtë ndërkohë që është duke i fryrë qirinjve të ditëlindjes.

Untitled-1

Torta është dekoruar me një buf të madh në qendër dhe mbi të shkruhet “Gëzuar ditëlindjen Lando”. Çifti i dashuruar janë duke dalë bashkë që prej pranverës së vitit 2016 .

Në krye të gjithë kësaj feste duket se dhe nëna e Orlandos e ka shijuar shumë dhe i kanë dhënë një përqafim të përzemërt të birit. Orlando e ka fotografuar këtë çast dhe e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram ku ka shkruar bashkangjitur: “Dhurata më e bukur që më është bërë ndonjëherë, një vizitë surprizë nga nëna ime!
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb