Deputeti Eduard Ndocaj, i etiketuar edhe si kaubojsi, ka ndarë me miqtë e tij kafen e parë që ka pirë pasi ka marrë veten nga tronditja që pësoi pas aksidentit të rëndë me makinë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ndocaj kërkon të bëjnë një pakt politik, duke specifikuar aleatët e Lulzim Bashës dhe duke numëruar tre emrat që janë thjesht deputetë të PD, por jo me aleatet e kryedemokratit.

POSTIMI I NDOCAJT
Miq kjo eshte kafja e pare pas askidentit! Paska nje shije fantastike sikur te mos kishe pi asnjehere.

Te bejme pak politik: Aleatet e Lul Bashes mund te jemi:
1. Une
2. Vasili
3. Duka.

Nardi
Mehdiu
Dashi

Nuk jane me aleate te Bashes, por deputet te PD!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: