KAVAJË- Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kavajë, pasi u përplas nga një automjet. Sipas të dhënave të para, automjeti me targa të Kuçovës ka përplasur 70-vjeçarin B. Allabej që kalonte rrugën më këmbë. Mësohet se ka qenë 70-vjeçari që i ka prerë rrugën mjetit në autostradë.

Ndërkaq policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: