Kei e Fiorentina janë dy personazhet me më shumë debate ndaj njëra-tjetrës. Ato përfshihen në sherre kundër njëra-tjetrës edhe kur ato nuk janë origjina e debatit.

Por pavarësisht përplasjeve të shumta, mes tyre ka edhe një dukuri tjetër, ato pajtohen sërish dhe i kërkojnë falje njëra-tjetrës për “sherrin” e bërë duke i sqaruar mjaft mirë situatat e krijuar.
Debati më i fundit mes tyre ka qenë mbrëmjen dhe ka pasur edhe disa momente fërkimesh gjatë ditës së sotme. Por në mbrëmje Kei ka kërkuar falje për sjelljen e saj të “pahijshme” një ditë më parë, falje që i drejtohet kryesisht Fiorentinës.

“Seriozisht na falni për axhitimin e djeshëm, e kam me Fiorentinën më shumë”, u shpreh Kei, ndërsa Fiorentina ia kthen me shaka “po rrëshqite tre herë ti”./bb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: