Nga: ZONJA VJOLLCA
100 gr gjalpë
100 gr sheqer
Lekura e 1 limoni
2-3 kokrra vezë
220 gr miell
5 lugë gjelle qumësht
1 pako pluhur pjekës
4 kokrra mollë
2 lugë gjelle mjaltë
Xhelatinë pjeshke

Fillimisht qërojmë mollët, i presim në gjysma dhe i vendosim në lëng limoni. Rrahim gjalpin bashkë me sheqerin, mjaltin dhe lëkurën e limonit derisa të bëhet një masë kremoze. Shtojmë vezët një e nga një dhe vazhdojmë përzierjen, më pas shtojmë 5 lugë gjelle qumësht dhe në fund miellin të përzier me pluhurin pjekës. Brumin që na përftohet e vendosim në një tavë unazë posaçërisht për kek duke vendosur në qendër dhe anash 7 gjysma mollësh të cilave u kemi bërë disa prerje nga sipër. E vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-40 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lyejmë sipërfaqen me xhelatinë pjeshke.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb