Ekipi i Korabit dje mori vendimin për të pezulluar tre lojtarë pasi sipas tyre akuzohen se kanë toleruar ndeshje. Bëhet fjalë për Arjan Shetën, Emiliano Çelën dhe portierin Vujadinoviç. Dy prej tyre, Çela dhe Vujadinoviç kanë hedhur akuza të rënda për drejtorin e klubit dibran, Fehmi Mëziu, ku kanë cilësuar se ky person ka përvetësuar fondet që shpërndaheshin për futbollistët, madje për të njëjtën arsye, iu është dashur të shtyjnë edhe autobusin rrugëve. Herë herë para ndeshjeve kanë ngrënë molto edhe kroasanë, pasi klubi nuk i siguronte asgjë.

Lidhur me këto akuza, “sportnews” në “News 24” kontaktoi me drejtorim Mëziu për të sqaruar të gjithë këtë amulli që ekziston prej dy ditësh.

Portieri Vujadinoviç, por edhe dy lojtarët e tjerë të pezulluar ju akuzojnë juve personalisht për përvetësim fondesh, për mungesë pagash, akoma më rëndë për mungesë ushqimesh, cili është komenti juaj për këtë?
Siç është bërë edhe e ditur në ditët e kaluara ne kemi patur probleme jo vetëm për tolerime dhe shitje ndeshjesh, por dhe probleme me disiplinën në klub. Zoti Arjan Sheta është paralajmëruar disa herë si problematik me disiplinën duke debatuar me trajnerin, duke bërë me kokën e tij, duke u larguar nga stërvitja, gjë për të cilën është penalizuar me gjobë. Pastaj vijnë dhe problemet e ofendimet në ndeshjen me Vllazninë, që aty nuk mbante më asgjë. Reagoi duke sharë, pasi nuk është i përgjegjshëm për veten e vet dhe unë në të gjitha pamjet filmike kam hedhur dyshime jo vetëm për Shetën, por edhe për Emiljano Çelën, portierin Vujadinoviç, i kam të gjitha pamjet të depozituara, të gjitha në komisionin e etikës në federatë.

Portieri Vujadinovic nuk ka qenë i pranishëm në atë sfidë, ai ngre një pyetje, si mund të ketë ndikuar kur nuk ka qenë i pranishëm në sfidë?
Unë kam 6 ndeshje të depozituara dhe jo vetëm me Vllazninë, sepse Vujadinovic është i penalizuar me gjobë dhe hije dyshimesh pasi nuk ka marrë pjesë 4 ditë në seancat stërvitore, është e vërtetë që në ndeshjen me Luftëtarin e kam kërkuar, edhe në ndeshjen me Partizanin unë e kam kërkuar, por është shpërblyer dhe ka një kontratë me klubin dhe nga ana njerëzore më vjen keq për të ëmën, por problemi është se ka një kontratë dhe duhet zbatur edhe kjo, dhe aq më tepër që klubi deri në fund të shkurtit të këtij muaji e ka likuiduar totalisht.
Është e vërtetë që lojtarët e skuadrës tuaj pretendojnë se kanë tre muaj pa u paguar?
Atëherë, unë po të them vetëm diçka, lojtarëve të vitit të kaluar klubi iu është borxhli, i është premtuar një premio që kishim mundësi t’ua jepnim, dhe djersa e tyre nuk është shpërblyer deri në fund, ata ikën dhe në momentin që unë i kam kontaktuar, iu dyfishova edhe rrogat, duke ia cilësuar që Superiorja këto rroga ka, nuk pranuan sepse kërkonin edhe diçka nga viti i kaluar.

Atëherë pse dalin gjithë këto zëra?
Atëherë dua t’ju them diçka publikisht, nuk bej telenovela gazetash, po them realitetin dhe unë jam i hapur me letra dhe me drejtësi të ndiqet çdo gjë penalisht, edhe në federatë , të shkoj në organet kompetente, atëherë kam ofruar edhe sponsor të fuqishëm për të gjithë bazën materiale didaktike te klubit. Kam dhënë premio në ndeshjen me Teutën që ato më akuzojnë në gazeta. Çdo ndeshje ka pasur premio për fitore e barazime, por që nuk kanë pasur mundësi lojtarët t’a përvetsojnë. Një biznesmen dibran dashamirës i këtij klubi, jo vetëm premio, por paguajti dhe dy rrogat e fundit deri në janar. Nuk e la vetëm me dy rrogat, dha premio në ndeshjen me Tiranën që doli barazim, 5 mln lek të vjetra, e i ka shpërndarë me dorën e vet Arjan Sheta, të gjithë futbollistët janë dëshmitarë, ndeshjen me Kukësin që përfundoi barazim janë shpërndarë po 5 mln lek nga Arjan Sheta, nga ky biznesmen që ia do të mirën Korabit. Ndeshjem me Flamurtarin të fituar 1-0 janë shpërndarë 10 mln lek nga dora Arjan Shetës, 6 mln lek i kam shpërndarë un nga dora ime në ndeshjen që fituam me Teutën në Durrës duke parë që ambienti ishte i ngrohtë dhe shpresoja që ekipi të reagojë. Të gjitha rrogat i kanë marë deri në janar, edhe paradhënie, të gjithëve iu kam respektuar kontratën, jam i vetëdijshëm për çdo lloj veprimesh, është një paturpësi e madhe që Arjan Sheta dhe Emiljano Çela që të më akuzojnë mua që nuk kam bërë detyrën, nuk kam qenë i respektueshëm me kontratat, unë jam tepër i hapur dhe për mua le të flasin më mirë me letra dhe fakte, jo telenovela, jo hëngra molto apo byrek, mua nuk më interesojnë këto gjëra.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb