Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë Una

fgf

KOSOVE – Vokalisti i NRG Band, Besnik Qaka është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Lolita solli në jetë fëmijën e parë, e cila është një vajzë.

Vogëlushja është pagëzuar me emrin Una. Ka qenë vetë Besniku që ka dhënë lajmin e gëzueshëm të ardhjes në jetë të princeshës së vogël. “Fryma jote e parë, na e mori tonën… #UnaQaka”, ka shkruar Besniku në Instagram. Besniku vitin e kaluar i dha fund beqarisë duke u martuar me të fejuarën, Lolita Begollin.

Fryma jote e pare, na e mori tonen… #UnaQaka-20/03/2018🙏🏻❤️

A post shared by Besnik Qaka (NRG Band) (@besnik_qaka) on


(BalkanWeb)