Këngëtari nga Kosova, Ermal Fejzullahu ka prezantuar shtëpinë e tij të re e cila kap vlerën prej afro 300 mijë eurosh. Ai ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga shtëpia e tij luksoze të cilën e bleu vitin e kaluar, por tashmë ka luksin të jetë pjesë e saj.

Shtëpia e re erdhi pas zgjerimit të anëtarëve të familjes, pasi këngëtari është i martuar me bashkëshorten e tij Ariana me të cilën ka 3 fëmijë Arti, Buna dhe Era.

Nga fotot e publikuara shihet shtëpia luksoze të cilën mendohet se e ka blerë falë të ardhurave nga koncertet dhe këngët. Projekti i tij i fundit muzikor ishte “Mi amore” në bashkëpunim me këngëtaren “Kida”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: