Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa do të zhvillojë një koncert në Prishtinë në 10 gusht të këtij viti, ndërsa janë publikuar edhe çmimet e biletave.

Në faqen e festivalit sunnyhillfestival.com, përveç artistëve të tjerë përveç këngëtares Dua Lipa, janë publikuar edhe çmimet e biletave.

Duke ditur se festivali mbahet pas dy muajsh, në fazën e parë “super early bird”, pra nëse biletat i blini tani për një person për gjithë festivalin kushton 35 euro.

Pas kësaj faze do të vijojë faza e dytë, ku bileta do të kushtojë 55 euro dhe në fund 75 euro. Nëse do ta blini biletën VIP, ajo do të kushtojë 200 euro.
biletat_1529240914-1044758-730x194
Dua Lipa ka thënë se 25% e fondeve të fituara nga shitjet e biletave do të shkojnë në ndihmë të artistëve të rinj dhe kreativ në Kosovë.

Koncerti organizohet nga babai i Duas, Dukagjin Lipa.
line-up-dua-lipa_1529241031-5449031
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: