SHBA – Mel B është drejt divorcit nga bashkëshorti Stephen Belafonte pas 10 vitesh të zhurmshme martesë shkruan “Daily Mail”.

Ish-ylli i Spice Girl ka bërë kërkesën për divorc mëngjesin e së hënës, për shkak të debateve dhe grindjeve të dhunshme.

41-vjeçarja, e cila është martuar me producentin në Las Vegas në 2007, në kërkesën për divorc ka cituar si shkakun e këtij divorci, “dallimet të papajtueshme”.

Ndërkohë duket se bashkëshorti i Mel B ka gjetur menjëherë ngrohtësi tek një tjetër femër. Ai është fotografuar teksa flirtonte me një vajzë brune, identiteti i së cilës ende nuk është bërë publik.
(er.cu/BaalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb