Listës së gjatë të personazheve të njohur që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në muajin shtator i është shtuar edhe këngëtarja shqiptare nga Shkupi, Big Mama. Lajmi u bë publik pak ditë më parë nga mediat e Kosovës dhe, me gjasë, muajin e ardhshëm, pritej të kishte edhe një dasmë tjetër VIP.

ok

Pak ditë më parë, Prive mësoi se Big Mama kishte filluar madje të ndante ftesat e festës së beqarisë apo kanagjenit, siç njihet mes tyre, festë e cila pritej të organizohen në fillim të shtatorit.
Por sërish nga burime për Prive mësohet se planet e artistes paskan ndryshuar.

Miq pranë këngëtares kanë thënë se, në fakt, Big Mama ka vendosur ta shtyjë dasmën për disa muaj, por natyrisht do ta organizojë brenda vitit. Me sa duket, këngëtares i duhet pak më shumë kohë për t’u përgatitur pas projekteve artistike e periudhës së ngjeshur të verës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb