Veshja e këngëtares Ledina Çelo në festivalin e RTSH-së ku u shfaq si prezantuese hapi jo pak debat për nivelin e atij që supozohet të jetë festivali më i madh këngës në Shqipëri.

Pati shumë kritika fustani i saj rrjet nga shikuesit por edhe intelektualët. Madje këngëtarja kosovare Gresa Behluli e ka quajtur të turpshme.

Ajo ka shprehur mllefin përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram me një foto të sajën në festival.

“Festivali i TVSH që llogaritej më serioz deri tani??? Turp!”, ka shkruar Gresa në Instagram.

Sonte është nata finale ku fituesi do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Festivali i TVSH që llogaritej më serioz deri tani??? Turp! #ledinacelo #rtsh #festivali55

A photo posted by Gresa Behluli (@gressabehluli) on

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb