SHBA – Rihanna, është përzgjedhur si humanistja e vitit nga Universiteti i Harvardit për vitin 2017. Të mërkurën e ardhshme më 1 mars këngëtarja do të niset drejt kampusit të universitetit, për të marrë çmimin nga Peter J. Gomes.

“Rihanna ka ndërtuar një qendër për trajtimin e kancerit të gjirit në Spitalin Mbretëresha Elizabeth në Bridgetown, Barbados”- tha S. Allen Counder, drejtori i Fondacionit të Harvard -it.

Ndërkohë, ky çmim i rëndësishëm nuk është i vetmi për 29 vjeçaren, pasi vitin e kaluar ajo u shpërblye edhe me çmimin për vepër jetësore në MTV Music Aëards, duke u bërë kështu një ndër këngëtaret më të vlerësuara.
(er.cu./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb