SHBA – Këngëtarja Shakira ka realizuar ëndrrën e saj duke hapur një shkollë në vendlindje Barranquilla, Kolumbi. Ajo ka nënshkruar një marrëveshje me drejtuesit e klubit të Barcelonës për ndërtimin e shkollës së shtatë në veriun e shtetit kolumbian.
shakira-Barefoot-Foundation-march-2017-billboard-1548
Shkolla do të ndërtohet në një nga rrethet më konfliktuale, në të cilin Shakira ka krijuar institucione të ndryshme. Ajo është themeluesja e fondacionit ‘Pies Desclazos’ që ka të bëjë me arsimimin e fëmijëve kolumbianë, të cilët nuk kanë mundësi financiare për të kryer studimet.

Në këtë marrëveshje është bashkuar edhe banka La Caixa duke cuar fondet në 1.2 milionë euro. Shakira, njëkohësisht e fejuara e lojtarit të Barcelonës, Gerard Pique është shumë e emocionuar për këtë realizim që do të bëjë shumë fëmijë të lumtur. Në një konferencë për shtyp ajo ka thënë se formimimi i shkollave do ti sjellë vendit arsimim dhe nivel tjetër edukimi.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb