TIRANE- Këngëtarja e njohur Eda Zari është paditur në Gjykatën e Tiranës për dhunë nga nëna e saj. Mësohet se Zhane Zari ka kërkuar edhe lëshimin e urdhrit të mbrojtjes nga gjykata. Mediat online pohojnë se kërkesa është regjistruar më datë 10 maj dhe seanca e parë është zhvilluar më 19 maj.

Gjykata në këtë seancë vendosi “të njoftojë palën e paditur Eda Zarin nëpërmjet Komisariatit të Policisë nr. 2 Tiranë e për dijeni Drejtorinë e Policisë, Tiranë, për të bërë të mundur njoftimin e palës së paditur”. Sakaq, bëhet e ditur se nëna e këngëtares, Zhane Zari ka pretenduar në gjykatë se në datën 29 prill të këtij viti është dhunuar nga e bija.

Ndërkohë, policia nuk ka mundur ta njoftojë këngëtaren për këtë padi. Ndaj gjykata, në seancën e dytë që është mbajtur ditës së sotme vendosi: “të njoftojë palën e paditur Eda Zarin në adresën e paraqitur nga pala paditëse dhe të përsërisë edhe një herë shkresat nëpërmjet Komisariatit të Policisë nr. 2 Tiranë e për dijeni Drejtorisë së Policisë, Tiranë, si dhe Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë, për të njoftuar palën e paditur për në datën 16.06.2016, ora 12:30”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb