TIRANE– Jeta në çift ka padyshim problematikat e saj, por kur ato bëhen të papërballueshme, zgjidhja më e drejtë është divorci. Pikërisht këtë rrugë ka zgjedhur vite më parë edhe një nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore shiptare, të cilën publiku e duartroket sa herë që ngjitet në skenë.

Përparime Ziaj, e njohur ndryshe me emrin Paro, ka rrëfyer pasditen e sotme në emisionin e Rudina Magjistarit, momente nga jeta e saj private, martesën e më pas divorcin me ish-bashkëshortin, me të cilin ka një djalë.

Teksa shpjeton arsyet që e çuar drejt zgjidhes së martesës ajo thotë se shkak është bërë fakti se ai konsumonte alkol. Por këngëtarja nuk ngurron të japë një shembull të vyer edhe për ato çifte që divorcohen.

“Pinte shumë, edhe pse u përpoqa ta ndryshoja, nuk ia dola dot. U ndava me të kur e kisha djalin tre vjeç. Ai më pas u martua dhe sot ka një familje tjetër, por sërish vazhdon të pijë. Unë ruaj një raport të mirë me familjen dhe vajzat e tij”, thotë Paro.

Sakaq, ajo tregon vështirësitë me të cilat përballet një nënë që rrit e vetme fëmijën e saj.

“Sigurisht që ka qenë shumë e vështirë, por ia kam dalë. E rrita, e shkollova… Ai ka mbaruar për mjekësi dhe sot jeton në Holandë me bashkëshorten e fëmijët e tij, dhe punon në mjekësi. Unë jam e kënaqur”.

Nga ana tjetër, Paro ka treguar se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re, me një mesazh drejtuar të rinjve për të mos harruar këngën polifonike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: