Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka përfunduar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja, pasi siç duket ka pasur probleme me kordat e zërit.

Me anë të një postimi në ‘Instastory’ Bebe njofton fansat se ndihet e shkatërruar duke dhënë lajmin e hidhur që s’mund të performojë për ta.

50791-640-0-59ede0f7ae6b7

“Jam kaq e mërzitur t’ju njoftoj se doktori më ka vënë në regjim të rreptë vokali. Nuk do mundem të performoj sonte për ju San Diego. Ju premtoj që do e shlyej këtë me diçka të madhe”, shkruan Bebe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: