MAQEDONI-Këngëtarja tetovare, Besjana Kasami e njohur si Big Mama, ka ftuar kolegët e saj që t’i bashkangjiten për një koncert humanitar në Tetovë, për të ndihmuar banorët e ‘Lagjes së Trimave’ në Kumanovë.

“Në këto ditë të vështira për kumanovarët, ftoj gjithë kolegët që kanë shpreh dëshirë të më bashkangjiten në aksionin për të ndihmuar Kumanovën me një koncert në Tetovë, jam e gatshme për cdo aktivitet vetëm se më duhet përkrahja juaj. Më shkruani për të ju dhënë detajet dhe të tregojmë shpirtin human!”- shkruan Big Mama në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: