Çdo qelizë në trupin e njeriut ka nevojë për këtë mineral që trupi të funksionojë si duhet. Një mineral i rëndësishëm në trupin e njeriut është dhe magnezi. Sasia ditore e magnezit është 500-1000 mg në ditë. Nëse kjo sasi nuk merret si duhet, trupi mund të përballet me simptoma si:

Lodhje kronike

Pagjumësi

Dridhje të fytyrës

Ngërçe të këmbëve

Ankth

Marrja e duhur e magnezit përmirëson nivelin e oksigjenit në tru dhe kjo është arsyeja pse ajo mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga Alzheimer, shkruan “shëndeti”.

Ajo është e lidhur edhe me sëmundjen e Parkinsonit pasi disa studime kanë treguar se njerëzit me këtë sëmundje kanë nivel më të ulët të niveleve të magnezit në trurin e tyre.

Rreth 60% e të gjithë sasisë së magnezit gjendet në kocka, 25% në muskuj, dhe pjesa tjetër në indet e buta dhe në lëngjet e trupit.

Magnezi luan rol në aktivizimin e të gjithë enzimave në trup, por edhe për ruajtjen e qelizave elektronike të tensionit, veçanërisht tek nervat, kontraktimi dhe relaksimi i muskujve. Për më tepëer, ndihmon në formimin e kockave dhe ndikon në shëndetin e zemrës (kontraktimi i muskujve të zemrës). Magnezi rrit shpërbërjen e kalciumit në urinë, duke parandaluar kështu shfaqjen e gurit në veshka.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: