KENIA-Populli i Kenias po mban tre ditë zi për 148 viktimat që humbën jetën për shkak të sulmit ndaj studentëve në Universitetin Garisa nga militantët e grupit Al-Shabab, të cilët pranuan që në fillim fajësinë. Ceremonia e Pashkëve në Kenia po zhvillohet në kujtim të personave që humbën jetën ditën e enjte, pjesa më e madhe e tyre studentë, bëjnë të ditur mediat e huaja. Presidenti i Kenias ka bërë thirrje për t’iu përgjigjur këtij sulmi në mënyrën më të ashpër të mundshme. Një prej autorëve të kësaj tragjedie është identifikuar si djali i një zyrtari qeveritar, është shprehur ministri i brendshëm. Sipas tij, ai po bashkëpunon me policinë për gjetjen e djalit të tij, pasi ky i fundit është zhdukur. Ndërkaq, katër prej autorëve të kësaj ngjarjeje u vranë gjatë rrethimit të universitetit Garisa në Kenia ndërsa pesë të tjerë po merren në pyetje. Ndërkohë, grupi militant al-shabab ka kërcënuar se do të sulmojë sërish.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: