Është konstatuar se meshkujt formojnë një mendim të parë për femrat edhe në bazë të asaj që ajo ka veshur në këmbë:
– Nëse keni veshur atlete të shtrenjta
Mashkulli do të mendojë: “Ajo ose është sportiste që fiton shumë ose është dikush që me gjithë dëshirë do të ma paguajë ndonjë pije ose drekë. … Apo thjesht i pëlqejnë këpucët sportive. Shpresoj që të mos jetë tepër mendjemadhe”.
– Nëse keni veshur atlete të thjeshta
Ai do të mendojë: “Është e lumtur në martesë dhe nuk është e mirë në shtrat. Nëse nuk është kështu, atëherë ajo thjesht nuk i kushton aq rëndësi pamjes së jashtme”.
– Nëse keni veshur këpucë, çizme të shkëlqyeshme lëkure, me taka të larta
Mashkulli do të mendojë: “Ajo me të vërtetë është e dashuruar me veten e saj dhe kjo i rri shumë mirë”.
– Nëse keni mbathur këpucë të stilit ‘retro’ (të vjetër)
Mashkulli do të mendojë: “Uau, me gjasë kjo është një femër inteligjente. Duket se sonte do të kalojë një mbrëmje për mrekulli me këtë femër të arsimuar, e cila megjithatë, me gjasë nuk fiton shumë”.
– Nëse keni veshur këpucë të zeza, me taka jo të larta
Do të mendojë: “Hëm … Kjo është një femër që ka një punë me përgjegjësi, fiton shumë dhe i pëlqen moda klasike. Mund të jetë edhe pak mendjemadhe”.
– Nëse keni veshur këpucë të thjeshta ngjyrë kafe
Ai do të mendojë: “Ngjyra kafe është ngjyrë e dheut, planetit, sinqeritetit … Me gjasë bëhet fjalë për një vajzë demode, e cila që në fillim të lidhjes do të insistojë në fejesë. A dua unë me të vërtetë që të martohem dhe të kem fëmijë?”.
– Nëse vishni “mokasine”
Ai do të mendojë: “Uh, femër e shtresës së lartë. Me gjasë është edukuar që të jetë e thjeshtë dhe modeste”.
– Nëse keni veshur këpucë klasike, pa ndonjë veçanti.
Ai do të mendojë: “Ja edhe një femër konservatore. Me gjasë i pëlqen që të shkojë në koncerte të muzikës klasike apo të grupeve muzikore, për të cilët nuk kam dëgjuar kurrë. Sa e mërzitshme që është …”.
– Nëse keni veshur këpucë “Dr. Martens”
Ai do të mendojë: “Pa dyshim bën pjesë në ndonjë band apo të paktën ka qenë në të kaluarën pjesë e ndonjë grupi muzikor. Apo ndoshta e dëshiron një gjë të tillë …”.

(a.n/Shqip/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: