DURRES- Ndër të parat në vendngjarje, me lot në sy e zërin që i dridhej gazetarja e News 24 dhe BalkanWeb Klodjana Haxhiaj raportoi mbrëmë tragjedinë e Romanatit më e zezë se stuhia që përfshiu gjithë Durrësin.

Por sot, përmës një statusi në Facebook, ajo përshkruan gjithë tmerrin që pa me sy kur mbërriti pranë banesës ku u gjetën të asfiksuar e djegur të miturit.

Ajo apelon të mos gjykohet nëna, pasi pakujdesinë e lënies vetëm të të vegjëlve të saj për një orë do ta paguajë gjithë jetën.
statusi
STATUSI I PLOTË
Sapo le Pjezen dhe ngjitesh rruges per ne Romanat , nje ere djegje te merrte frymen, edhe pse qielli kish derdhur stuhi me furi , pasditen e sotme. Era te shponte hundet dhe shiu vazhdonte me furi! Era e djegjes se baneses me tre vogelushe brenda, tre vjecare , rrenqethte te madh e te vogel!
Ne oborr kishin perfunduar kolltuqet e shkrumbuar , sustat e nje dysheku dopio , orendi te djegura, dhe kepucet e tyre te vogla. Te qarat e klithmat e tyre dhe kerkesat per ndihme, kishin tmerruar te madh e te vogel, te cilet nuk u dhane dot ndihme, per ti shpetuar nga flaket e nga vdekja!
Nena kish nje peng, qe ndersa qielli derdhi stuhi, ajo i mbylli me celes femijet brenda.
Qante qielli kete pasdite shtatori , qante nena, qanin njerezit pa dallim, qanin dhe guret e Romanatit! Ajo nene nuk do gjykuar, ajo tashme per gjithe jeten do paguaje pakujdesine e nje ore!
Tre engjej I mungojne Botes prej sot ne mbremje. Pa ta Bota nuk eshte njelloj e mire! U prehshi ne parajse!
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb