PUKE-Këputja e një linje të tensionit të mesëm i ka kushtoj jetën një 55 vjeçari në fshatin Rrape të Pukës, pasi zona kishte qen pa energji elektrike gjate mbrëmjes së kaluar. Bajram Sadria ish- elektricist i zonës i larguar nga puna disa vite më parë ka dal të kontrollonte linjën siç bënte zakonisht me qëllim rikthimin e energjisë. Por duket se gjatë kontrollit të linjës kontakti me linjën e tensionit të mesëm i ka kushtuar jetën këtij të fundit. Ngjarja ndodhi në fshatin Rrape të Pukës rreth orës 14:00 të mesditës së të hënës. Ka qenë një njoftim që ka marr shërbimi zjarrfikës për zjarr në pyjet e Rrapes kur zjarrfikësit e Pukës kanë identifikuar një trup të pajetë i përmbysur posht linjës së tensionit të mesëm. Menjëherë zjarrfikësit kanë njoftuar policinë, e cila pasi arriti në kohë në vendin e ngjarjes kanë identifikuar se trupi i pa jetë i përket 55 vjeçarit Bajram Sadria, një ish- elektriçist i cili sipas këqyrjes së vendit të ngjarjes mendohet se po përpiqej të rikthente energjinë në fshat kur mbeti preh e energjisë elektrike.

Pikërisht kontakti i tij me linjën elektrike kishte shkaktuar dhe zjarrin ne sipërfaqen pyjore. Linja sipas grupit hetimor ishte këputur pranë vendit të njohur si ish rezervat e shtetit në fshatit Rrape. Policia e Pukës bëri të ditur se po punohet ende për hetimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje që i kushtoj jetën një banori të zonës. Por paraprakisht mendohet për një ngjarje aksidentale. Policia i ka gjetur 55 vjeç arit linjën afër duarve çfarë dyshohet se ky ka qen momenti i fundit i ish elektricistit. Ndërkohë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri të ditur se nuk kishte marr asnjë njoftim për mungesë të energji elektrike ne zonën ku ndodhi ngjarja.

Njoftimi i policisë
Me datë 21.08.2017 rreth orës 12:45 ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ish rezervat e shtetit në Njesinë Administrative Rrapë, Pukë, është këputur një kabull i tensionit të lartë, ku ka shkaktuar një vatër zjarri. Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes shërbimet zjarrfikës P. M. N. Z ku gjatë lokalizimit të vatrës së zjarrit kanë konstatuar një trup të pajetë. Nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë shtetasi B. S. rreth 55 vjeç nga fshati Rryp, Njësia Administrative Rrapë, Pukë, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb