Nga Fatmir MEDIU

Takimi i shefave te shtabeve te vendeve anetare te NATOs ne Tirane eshte nje ngjarje historike dhe me rendesi te madhe jo thjeshte per Forcat e Armatosura por vendin tone.
Eshte e papranueshme qe ky aktivitet me rendesi te jashtezakonshme ushtarake te mbytet nga propaganda mediatike e qeverise, duke shmangur thelbin e takimit dhe vleren e tij me deklarime butaforike
Duke uruar suksese FA per kete takim dhe garantuar mbeshtetjen per to, mendoj se eshte e rendesishme qe politika pa dallim te mare nje qendrim te drejte si vend anetare I NATOs.
Ky takim kerkon nje reflektim me pergjegjesi per FA te vendit tone si vend anetare I NATOs.
Se pari: eshte e papranueshme qe buxheti i mbrojtjes te jete ne minimumin historik nen 1% , ne kundershtim me vendimin e parlamentit dhe angazhimin ne Samitet e fundit te NATOs
Se dyti: kercenimet nuk Jane me thjeshte sic ka paraqitur qeveria ne programin e saj, por shume me hibride dhe kjo kerkon nje strategji te re te mbrojtjes mbeshtetur nga Pentagoni, mbas nje “defense review” te domosdoshme
Se treti: Kercenimet me reale per vendin tone jane influencat e reja dhe historike gjeopolitike ne ballkan si dhe kercenimi terrorist.
Se katerti: Demagogjia dhe deklarimet boshe politike duhet te zevendesohen me nje analize te plote ne Keshillin e Sigurise Kombetare per aleancat qe po pervijohen ndermjet vendeve te ballkanit me Rusine, te cilat jane nje problem serioz qe kerkon nje gjykim te kthjellet te mardhenieve tona rajonale.
Se pesti: FA duhet te tejkalojne pjesmarrjen ne misione si Force ruajtese “Protection” te njesive te ushtrive te vendeve te tjera ne mision, por te zhvillojne kapacitete ne perputhje me standartet e NATOs.
Se gjashti: Qeveria duhet te kuptoje se FA nuk mund te vihen ne sherbim te cdo urdheri te qeverise, por te atyre qe jane percaktuar ne misionin e tyre.
Ato nderhyne vetem ne rastin e emergjencave kur jane ezaurar te gjitha kapacitetet e tjera shtetrore.
FA nuk mund te shendrohen ne sherbimin komunal te qeverise.
Se shtati: Eshte nevoje urgjente, miratimi i nje ligji per organizmin dhe funksionimin e Keshillit te Sigurise Kombetare i cili drejtohet nga Presidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: