Duke shfrytëzuar mediat online ISIS po ju bën thirrje mbështetësve të tyre për të sulmuar pa mëshirë në Kupën e Botës. Për të përforcuar fjalën e tyre grupi terrorist ka publikuar një poster, i cili tregon një thikë në imazhin e kupës botërore, në një fushë të kuqe.

Kampionati do të zhvillohet në Rusi, ndërsa lançimi i këtij posteri me mbishkrimin “Vritini të gjithë” është bërë nga një terrorist në Francë.

ISIS paralajmëron Presidentin Vladimir Putin se do të pendohet për të gjithë myslimanët që ka vrarë, shkruan “Daily Mail”. Duket se deklaratat e ISIS janë një formë hakmarrjeje kundrejt Vladimir Putin. Kupa Botërore do të zhvillohet nga data 14 Qershor deri më 15 Korrik me rreth 11 shtete në Rusi, le të shpresojmë se do të parandalohet çdo incident i mundshëm.
45A5841F00000578-5014105-image-a-4_1508880123444

4A5EB35F00000578-0-image-a-1_1521550230841

4B03BEF500000578-5599165-image-a-1_1523368632162
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: