Të jesh trajner i Vllaznisë, presioni nuk është thjesht sportiv, por nga të gjitha anët. Pesë vite më parë ishte Rudi Vata ai që plasi “bombën” duke pranuar se është kërcënuar nga ata që cilësohen si të fortët e Shkodrës. Por, për çfarë bëhet fjalë?

Trajnerët shpesh vihen nën presion në Shkodër për aktivizimin e disa lojtarëve që kanë mbështetje nga njerëz me pushtet në qytetin verior. Në vitet e fundit, jo pak herë është ankuar edhe trajneri Armando Cungu për presionin që kishte.

Një situatë e rëndë, për më tepër që bëhet fjalë për trajnerë futbolli, të cilët duhet të përballojnë edhe të tilla kërcënime, që ua vështirësojnë edhe më tepër punën në një qytet si Shkodra.

Burimi: http://www.panorama.com.al/kercenimi-ndaj-trajnerit-gjoka-edhe-vata-e-cungu-jane-ankuar-me-pare-per-te-fortet-e-shkodres/

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: