TIRANE – Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë pasi kërcënoi me thikë punonjësit e policisë bashkiake.

Shërbimet e policisë të D.V.P.Tiranë, më datë 04.10.2017, arrestuan shtetasin : – Arben  Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë,  i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.

Ky shtetas në rrugën “Komuna e Parisit”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe kanosur me thikë, punonjësit e policisë bashkiake.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë bashkiake” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236 e 238 të Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb