TIRANE– Pas negociatave të punonjësve të policisë dhe bashkëshortes së tij, 53-vjeçari nga Arapaj i Durrësit ka zbritur nga shtylla e tensionit të lartë, nga ku kërcënonte vetëvrasje.

Ngjarja u regjistrua në rrugën dytësore përballë Drejtorisë së Patentave, në autostradën Tiranë-Durrës.

https://youtu.be/HyTpcT8lDis

zbret-bnga-shtylla-4

Mustafa Plaku hipi në shtyllë, ndërsa kërkonte zgjidhje për një problem me pronën.

zbret-nga-shtylla-2

zbret-nga-shtylla-1

zbret-nga-shtylla
Sipas deklarimit të të shoqes, e cila ndodhet aty, ky shtetas ka probleme me pronat. Shefi i komisariatit nr.6 Neritan Boçi negocioi me 53-vjeçarin, i cili pranoi më pas të zbriste nga shtylla.

zbret-nga-shtylla-e-tensionit-1

DEKLARATA E POLICISE
Në lidhje me shtetasin Mustafa Plaku, 53 vjeç, i cili në Domje kishte hipur në shtyllë të tensionit të lartë, ju bëjmë me dije se: Shtetasi Mustafa Plaku, pas negocimeve nga shërbimet e policisë, zbriti nga shtylla e tensionit.

burri zbret nga shtylla

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb